Manjani ironizon Ruçin: Sapo kontribuove në vendosjen e diktaturës

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratës së kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili tha se diktaturën s’ka burrë nëne ta vendosë sidomos në Shqipëri ka reaguar  ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Manjani ironizon deklaratën e Ruçit, ndërsa shkruan se me hedhjen e votës në kuti ai sapo kontribuoi në vendosjen e diktaturës.

“Burrë nëne s’ka o Gramoz, por sapo kontribuove në vendosjen e diktaturës.  Diktaturës së nënës pa burrë”,- shkruan Manjani.

Më herët rreth orës 07:42 kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka hyrë në qendrën e votimit të ngritur te Liceu Artistik dhe pasi ka votuar iu përgjigj interesimit të mediave.

I pyetur nëse kishte rrezik që këto të etiketoheshin si zgjedhje moniste, Ruçi tha: “S’ka burrë nëne që e vendos më diktaturën në Shqipëri”

Zjarr Tv Ad