Manjani ironizon: Shumë interesant ky insistimi i zotit Gabi Escobar që “Yuri Kim është e Presidentit Biden..”

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani/

Shumë interesant ky insistimi i zotit Gabi Escobar që “Yuri Kim është e Presidentit Biden..”

Dmth departamenti i zotit Escobar nuk e quan të veten zonjën Kim. Ja ngecin Joe së shkretë. Mban ai…

Dmth është e tepërt të pyesësh zotin Gabi Escobar, ç’ne Joe Biden që i ka për zemër AliBashët e ish PD?!

A thua e ka haberin Joe se ku bie PD e kush janë AliBashët, që të ngarkojë të dërguarën e Tij Kim që të mbështesë ata dhe jo zgjedhjet e lira brenda PD?!

I mbaroi hallet e mëdha me Kinën, Korenë, Iranin e Rusinë Joe dhe i mbeti PD?

As Edi Rama dhe shteti shqiptar nuk është më i rëndësishëm te Joe sesa AliBashët?!

Nuk po pyes pastaj për interesin e Amerikës në PD se nuk më pushon e qeshura.

(Asnjë nga këto pyetje nuk ja bëjnë zotit Gabi gazetarët e oborrit, meqë ra fjala…)

Qesharakë komplet, me thënë të drejtën. Zyrtarët janë të gjithë njësoj. Gjejnë justifikine kalamajsh sa herë kapen gafil në budallëk.

Dhe të gjithë pa përjashtim ja ngecin fajin shefave…

Zjarr Tv Ad