Manjani: Ja u sqarua edhe puna e rrogave. Ndërkohë që njerëzit merren me rrogën e Blushit, Batonit, Qeveria do lejojë AKSH të bëjë një tender më të madh

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që njerëzit merren me rrogën e Blushit, Batonit, Dudushit, Enit, Kolit etj, qeveria do lejojë AKSH të bëjë një tender më të madh. Me këtë tenderin do zgjidhen të gjitha hallet.. Hyn në fuqi dhe ky ligji idiot për bashkëqeverisje ku AKSHI bëhet kompani gati për privatizim dhe pastaj zgjidhen përfundimisht hallet tona.

Duket se ja kanë vënë syrin dikujt për ta futë në burg… Duhet një shembull që të vijojë populli të merret me “kriminelët” që nxjerrin në pazar të dhënat. Ndërkohë që të dhënat janë rrugëve prej kohësh… Ndoshta me këtë rast sqarohen edhe tensionet e brendshme në katin e dytë të Kryeministrisë…

Ja kështu, sqarohet dhe ky skandal. Të gjithë fitojnë. Qeveria justifikon dështimin e 80 milionë eurove që harxhon vit për vit për mirmbajtjen e sistemeve elektronike. I justifikon duke harxhuar më shumë… Populli gëzon duke u hidhëruar me pagat e dynjasë.

Kështu harrojmë edhe armatosjen e selisë së PD nga kamikazi Nul. Ka edhe ndonjë si puna ime që kërkon siguri të të dhënave, po punë e madhe! Me këto gjëra bëhen filma… Hajde gëzuar festat! Ejj, më thuaj kush je të të them sa e ke rrogën.\ Ylli Manjani

Zjarr Tv Ad