Manjani kapet me ndërkombëtarët: Qesharakë sa më s’ka

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se ndërkombëtarët, duke nisur nga delegacioni i BE, prezenca e OSBE, ambasada amerikane e ndonjë mision tjetër i huaj janë bërë qesharakë sa më s’ka.

Ai thotë se sa herë të flasin për sundim të ligjit vetëm do të qeshë, ndërsa i akuzon se kanë mbështetur sundimin e autokracisë ekstreme në Shqipëri.

“Tani e tutje sa herë të dëgjoj nga Delegacioni i BE, Prezenca e OSBE, Ambasada e USA e ndonjë mision tjetër të huajsh që të flasin për Rule of Laë (sundim të ligjit) në Shqipëri, vetëm do qesh!

Sepse në fakt janë bërë qesharakë sa më s’ka!
Kanë mbështetur sundimin e autokracisë ekstreme në këtë vend. Ndaj s’mund të na japin më mend për sundim të ligjit!
E kanë humbur fytyrën të na flasin për ligj e ligjshmëri.
Ne do ta gjejmë një rrugë për t’u vendosur normalitetin Kushtetues në vend, por qartësisht këtë nuk do ta bëjmë as me Soreçën, as me Leylan, aq më pak me Boschard e shokët e tjerë si këto.
Turp! Turp! Turp!”, shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad