Manjani: Klinton flet ashtu si janë paguar paratë, Shqipërinë e shpëtojnë vetëm shqiptarët

0
528
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV për të folur mbi vizitën e Bill Klinton në Shqipëri me ftesën personale të Ramë ishte ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.

Manjani është shprehur se Ramën nuk e shpëton asnjë nga hetimi në SHBA dhe Klinton ka ardhur këtu si përfaqësues i parave që janë paguar për të ardhur këtu dhe se Shqipërinë e shpëtojnë vetë shqiptarët.

“Xhim Xhordan është një nga njerëzit më të rëndësishëm për jetën politike dhe institucionale për Amerikën. Atij nuk i kërcet se çfarë ndodh në Shqipëri. Tendenca e parë që na lind neve kur shohim situatën në Shqipëri thërrasim disa emra të mëdhenje për të an shpëtuar, por kjo është një gjë pa lidhje që nuk na shpëton dot.

Ta zëmë që amerika lëshon një urdhër arresti për Ramën, e çfarë ndodh pastaj? A ikën Rama nga posti? Jo nuk ikën.

Ne duhet ta mbledhim mendjehu që ne jemi të vetmit ata që do e shpëtojmë vendin nga kjo situatë e vështirë ku kemi rënë dhe në qoftë se populli shqiptar nuk e kupton këtë detyrë në këtë formë ai nuk ka për të kuptuar kurrë se ndryshimi vjen nga ata.

Klintoni nuk flet më si ish presidenti i SHBA por flet për ata para që janë paguar dhe fjalët e tij nuk janë fjalë të politikës zyrtare të SHBA-së, ambasadori i SHBA ka më shumë rëndësi për fjalët e tij edhe sikur të ja fut kot se sa Bill Klinton.”

Zjarr Tv Ad