Manjani krahason deputetët e Parlamentit me kioskat e Parkut Rinia: Dikur Rama dhe Meta u bashkuan për t’i hequr, sot Rama po heq Meten me “kioskat” e Parlamentit…

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti votoi me 104 vota shakarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta, me pretekstin e shkeljes së Kushtetutës.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, përmes një statusi në Facebook, i krahason deputetët e Parlamentit me kioskat e Parkut Rinia, që u prishën nga Rama, asokohe kryetar i Bashkisë Tiranë dhe që gëzoi mbështetjen e Metës. Manjani shkruan se tani Rama me “kioskat” e Parlamentit, po përpiqet që largojë metën nga Presidenca.

Status i plotë i Ylli Manjanit:

Këto deputetët e paloparlamentit të sotëm ngjajnë si ato kioskat e dikurshme te parku Rinia, sheshi Skënderbej dhe në lanë.

Dallimi është se Rama dhe Meta u bënë bashkë për t’i shkulur ato kioska, ndërsa këto të parlamentit i nguli Rama për të shkulur Metën…

Zjarr Tv Ad