Nga Ylli Manjani/
Tirana nuk ha politikë, por bën politikë.
*****
Këtë bindje timen e konfirmova mbrëmë në Euronews Albania, pas publikimit të sondazhit për punët në bashkinë e Tiranës.
MRB dhe Data centrum na dhanë mbrëmë një panoramë të qartë të Tiranës dhe përceptimit të njerëzve për “punëmbaruarin” Erion.
Tirana ulëret!
1. Gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar thotë shumica.
2. Kosto e jetesës e lartë, ulëret super shumicaaaaa.
3. Trafiku, rrugët transporti publik janë skandal, ulëret po e njëjta shumicë.
4. Mjedisi i papastër dhe problematik, thotë Tirana. Të bëfsha m.. mu në Incenerator, dmth.
5. Taksa të larta e uji me orar…
6. Ndërtimet e shumta dhe të ngjeshura, janë problem i Tiranës.
Dmth bashkia e punëmbaruarit ka bërë një vrimë në ujë.
Por Tirana prap të jep hakën!
Shembja e Teatrit, inceneratorët dhe shpronësimet e dhunshme janë GABIM! A dëgjon ore ejjjj!
Ja keni fut kot!!!
Tirana e di që punëmbaruari është fake, fallco dmth.
Ka më shumë reklamë sesa punë thotë shumica.
Nuk është vizionar dhe s’është e domosdoshme të vijojë të jetë në krye të bashkisë. Kështu mendon shumica e Tiranës. Dhe nuk e ka keq!
Pra ai është aty ku është sepse e ka emëruar Edi Rama. Ky i fundit i ka dhënë pushtet e superpushtet të pamerituar.
Nga ana tjetër ai është aty sepse fusha kundërshtare është bosh…
Këtë e thotë qartë Tirana.
Njihuni me rezultatet e këtij sondazhi sepse është e vërteta. Në webin zyrtar të Euronews që mbrëmë sulmohej me shumë inat e vrull…