Manjani: LSI ka heshtur për aferat e mëdha, nuk kuptohet qëllimi që ka pasur me inceneratorët

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është i bindur se arrestimet për çështjen e inceneratorëve janë pa asnjë fakt dhe provë. Sipas tij, SPAK deri tani ka bërë drejtësi popullore.

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Manjani tha se LSI-ja ka heshtur për afera edhe më të mëdha, dhe nuk i kupton qëllimin që ajo ka me inicineratorët e ndodhur në një kohë kur ajo ishte në pushtet.

Sipas tij, LSI duhet të mbajë përgjegjësi për atë ç’ka ndodhur gjatë bashkëqeverisjes së PS-së dhe se Meta denoncoi një ministër të tij dhe për më tepër pa prova.

“Më duket si një histori e stisur. Ne kemi qenë në një qeveri. Të njëjten gjë mendoj se edhe Saimir Tahiri se po bën burg kot se SPAK-u nuk pati këllqe ta dëntonte për atë që duhej të ishte dënuar.

LSI ka heshtur për aferat e mëdha, nuk kuptohet qëllimi që pasur me inceneratorët Një parti politike që bashkëqeverisur me socialistët, siç është LSI, duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

Të denoncon njeriun që ke çuar dje ministër dhe për më tepër pa prova. Drejtësia duhet t’i injorojë këto gjëra. Se nuk ka si qëllim që të kënaqë popullin. Tani drejtësia duhet të vendosë pikat mbi i. Për atë që ka prova t’i bëjë mirë burgu, të tjerat janë makinacione politike.” tha Manjani.

Zjarr Tv Ad