Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet reagimit të tij në facebook duke shkruar për arrestimet e zyrtarëve apo edhe politikanëve, shigjeton prokurorët dhe gjykatësit të cilët sipas tij zbatojnë sipas qejfit ligjin procedurail.
Në fokusin kryesor të Manjait ishte se me arrestime bolshevike nuk shkohet në Europë.
Më tej Manjani shton se prokurorët e zbatojnë ligjin sipas qejfit dhe sipas përkatësisë ose zellit për tishërbyer më të fortit.
“Për disa prokurorë “qejfi” përcaktohet nga përkatësia politike ose nga zelli për ti shërbyer të fortit në pushtet! Ndaj ka dhe arrestime politike, ashtu siç ka edhe dështime hetimesh për politikanë në pushtet!”- shkruan Manjani.
Ai ve në pahë edhe moskorektësinë e organeve të drejtësisë të cilat nuk zbatojnë siç duhet të gjitha procedurat juridike, duke përmendur edhe argumentet evidente në të cilat prokurorë apo gjyqtarë shkelin procedurat ligjore.
Argumentat që sjell Manjani për të cilat është shkelur procedura gjyqësore nga prokurorët apo gjykatësit:
Çfarë provash kërkon të gjejë prokuroria në banesë, kur shpërdorimi i detyrës hetohet mbi dokumente zyrtare! Pra që gjenden në zyra e jo në banesa.
Se si mund te marrësh në përgjegjësi penale, aq më shumë të arrestosh dikë, me akuzë për një ngjarje që ka ndodhur por që nuk ka lidhje fare me të Akuzuarin?!
Ose si mund të marrësh një masë të dytë arresti, gjatë kohës që po shqyrtohet masa e parë e arrestit më gjykatë, në një ditë pushimi, për një akuzë që sajohet fët e fët, vetëm sa për tu siguruar që të mbahet në burg medoemos!!!
Statusi i plotë i Ylli Manjanit: