Manjani: Në Shqipëri drejtësia e kontrolluar, Rama sillet me civilët më ashpër se Putini në Ukrainë

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, ka komentuar situatën aktuale politike në vend.

Manjani theksoi se në Shqipëri drejtësia është e kontrolluar. Ai shton se Rama sillet me civilët më ashpër se ç’është sjellë Putini në Ukrainë, sepse Vladimir Putin së paku nuk nxjerr njerëz jashtë shtëpive, ashtu siç vepron Rama.

“Edhe gjyqet popullore të Enver Hoxhës kanë qenë më të rregullta se këto që bëhen sot. Për çështjen Beketi, mendoj se do jemi të humbur në periudhë afatgjatë. Një qeveri e mençur duhet të nisë të paguajë borxhet, e nuk është zgjidhja përplasja. Në Shqipëri kemi drejtësi të kontrolluar.

Kjo retorikë lufte që bëjnë këta, e bëjnë, e ndërkohë këtu po sillen më ashpër se Putini në Ukrainë, sepse Rama grabit pronën me policë për të bërë biznes, e Putini nuk e ka bërë këtë gjë në Ukrainë, popullsinë civile për ta nxjerrë nga shtëpitë nuk e ka bërë. As shembjen e Teatrit nuk ma mbulon Ukraina. Rama nuk qeveris, bën sikur ka fatet e popujve të botës në dorë, flet ky për Azinë, që janë 5 miliardë njerëz atje dhe ky teveqeli na flet për çfarë ndodh atje, ndërsa këtu ka skandale të tmerrshme e ky vazhdon flet për retorika lufte”, deklaroi Manjani.

Zjarr Tv Ad