Manjani nxjerr prapaskenat dhe i jep shuplakën e fortë qeverisë dhe Presidentit Meta: Ja kur ishte kulmi i inkubacionit të virusit, por askush nuk e tha

0
842
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se në të vërtetë kulmi i inkubacionit të virusit në vendin tonë ishte që në muajin shkurt, mirëpo politika dhe institucionet përkatëse e mbajtën të fshehtë.

Manjani shkruan se qeveria, Presidenti dhe institucionet përkatëse duhet të vihen përpara përgjegjësisë ligjore për këtë krim që bënë ndaj popullit.

Postimi i plotë:

“Në kulmin e inkubacionit të virusit PS thirri një kongres partie ku shau e pështyu Presidentin. Ky i fundit thirri një miting në shesh për të sharë kongresin që e shau i pari!!!

Ishte kulmi i inkubacionit të virusit. Por askush nuk e tha!!!

Askush nuk informoi publikun që virusi ishte prezent dhe se duhet të ruhemi. E pranuan tani vonë që paska patur pacientë me COVID që në shkurt.

10 ditë më vonë mitingut të 2 marsit i thanë njerëzve të lajnë duart.

Kulmi i PAPËRGJEGJSHMËRISË!

Pastaj filluan teatrot e shpifura që “kujdesit” që pushteti e politika ka për popullin. Kuptohet duke i përmendur këtij të fundit atë të “xhehnetit”, dmth dajakun.

Vetëm detyrën për të informuar mbi gjendjen e përhapjes së virusit nuk e bënë. Përkundrazi e FSHEHËN!

Fshehësit e këtij informacioni kanë konsumuar krimin e infektimit masiv të popullsisë. Atë krimin që e vunë te Kodi Penal për njerëzit e kanë kryer vetë. Në rrethana rënduese madje.

Shqiptarët u infektuan, shëruan e ndërruan jetë si gjithë popujt e tjerë. Nëse nuk patëm vdjekje aq të mëdha kjo qartësisht nuk është meritë e qeverisë, e cila NUK KONTROLLOI DOT PANDEMINË, por E LEJOI TË PËRHAPET!

Qeveria, Presidenti, institucionet publike, ato të shëndetit publik në veçanti dhe për aq sa i takon edhe opozita ta kërkojnë përgjegjësinë tek vetja, jo tek njerëzit.

Këta të fundit duan të jetojnë duke punuar, duke lëvizur e jo duke ndjenjur. Në kanë mundësi ti ndihmojnë të lëvizin mirë, në të kundërt të mos u bien në qafë të paktën sepse u treguan qytetari të lartë.

Sot në 10 ditëshin e fundit të prillit nuk mund të jemi më aq të rrezikuar sa ç’ishim në janar-shkurt nga mosinformimi.

Kujdes duhet akoma, por “kujdes” politik jo!” – ka shkruar Manjani.

Zjarr Tv Ad