Manjani: Pasoja katastrofike nëse Rama mban Bashën në krye të PD

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti dhe politikani Ylli Manjani, në një postim shkruan se vendi do jetë në diktaturë nëse delegjitimohet vendimi i anëtarësisë së PD-së për të ratifikuar shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Nëse presioni i qeverisë arrin të delegjitimojë vendimin e 44 000 anëtarëve të Partisë Demokratike dhe të procesin e brendshëm vetërregullues të saj, për mbajtur një kukull të telekomanduar në krye të opozitës, jemi në DIKTATURË!

Nuk ka emër tjetër kjo gjë! Shpresoj që gjykata e Tiranës të bëjë thjesht depozitimin në regjistrin e partive të vullnetit të anëtarësisë së PD. Ky është një proces krejt formal me natyrë më shumë administrative, sesa gjyqësore.

Refuzimi i vullnetit të anëtarëve të partisë së opozitës është ajo që dëshiron qeveria moniste dhe kukulla e telekomanduar e saj në selinë e PD.

Gjykata nuk mund  ta injorojë këtë kontekst. Injorimi sjell pasoja katastrofike për demokracinë dhe stabilitetin,” shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad