Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Manjani theksoi se sot jemi përballë një pushteti monist, duke shtuar se Lulzim Bashën nuk e ndihmon dot më askush.
“Ne kemi sot pushtet lokal monist. Debati politik sot zhvillohet brenda opozitës. PD ende funksionon nën firmën e një kryetari të shkarkuar, por që nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën.
PS me siguri do të fërkojë barkun në këto zgjedhje e demokratët do të duhet të enden sa në një vend në tjetrin e kjo është diçka që mua personalisht më trishton.
Lulzim Bashën jo këto zgjedhje, por edhe 100 zgjedhje, asgjë nuk e ndihmon dot. Bashën nuk e ndihmon dot më askush.
Bashës ia kanë hequr prizën e është thëngjill i fikur, nuk ekziston në asnjë realitet elektoral.
Basha duhet shporrur nga politika”, deklaroi Manjani.