Manjani: Pjesëmarrja e lartë në protestë, mandat i fortë për opozitën dhe përgjegjësi për të fituar zgjedhjet

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ylli Manjani deklaroi sot se pjesëmarrja e lartë në protestën që u organizua më 12 nëntor, është një mandat i fortë politik për opozitën dhe përgjegjësi e saj tashmë për t’u organizuar dhe fituar zgjedhjet.

“Shqiptarët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së opozitës për protestë politike kundër sundimit politik monist. Kjo është padyshim gjë e mirë dhe meriton veç respekt. Respekt për çdo pjesëmarrës e kontribues në atë reagim masiv antiqeveri.”, shkoi Manjani në Fb.

“A mjafton kjo? Sigurisht që jo. Por pjesëmarrja e lartë dhe dëshira për të protestuar janë mandat i fortë politik për opozitën politike. Një mandat dhe një përgjegjësi për t’u organizuar në terren për të fituar zgjedhjet.

Diskutimet se duhej bërë kjo e duhej bërë ajo në protestë janë si ato muhabetet e pas dasmës, që ne shqiptarët i bëjmë rregullisht. Dikujt si pëlqeu vendi, dikujt nusja, dikujt tjetër dhëndri, ca të tjerëve rakia dhe ushqimi. Përderisa përgojojmë dasmën, protestën e një opozite që s’ka asnjë pushtet në dorë, patjetër që po…”, vërejti analisti.

Zjarr Tv Ad