Manjani: Qeveria, tipike komuniste. Bordi për çmimet si koha e Adil Çarçanit

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Ylli Manjani komentoi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv rritjen e çmimeve dhe protestat e qytetarëve. Manjani deklaroi se ndërhyrja e qeverisë për çmimet e tregut është komunizëm.

“Ky quhet komunizëm, i ka marrë pronën, i vë dhe çmimin në treg, dhe liria ime për të bërë veprimtari ekonomike nuk ekziston më. Kushtetutën e kanë shumzuar me zero që kur u shpall bordi. Ai bord që vendos çmimet e qeverisë, është bordi i Adil Çarçanit.

Qeveria e fundit që ka vendosur çmime në treg ka qenë ajo e Adil Çarçanit.”-tha Manjani.

Ish-ministri tha se e vetmja qeveri në botë që vendos çmime në treg është qeveria e Kubës. Manjani deklaroi se qeveria aktuale nuk është asgjë tjetër veçse komuniste. Sakaq, ish-ministri tha se qytetarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë.

“Nuk është as në NATO, askund, një qeveri komuniste. Ja ku vijmë te reagimi qytetar. Do mbajmë komunizmin? Apo do i kthehemi Kushtetutës. Qeveria aktualisht është komuniste, asgjë tjetër. S’ka më protestë u rrit çmimi, çmimin e ka vendosur qeveria.”-deklaroi Manjani.

Zjarr Tv Ad