Në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca kryeministri Edi Rama tha se vendimtar për çeljen e negociatave pritet të jetë vendimi i Këshillit të Euopës, por në këtë pikë, ai e kaloi topin në fushën e opozitës.
Rama tha se është ekuacion i panjohur ajo se çfarë do të bëjë opozita, pasi nëse do ta dinin Shqipërisë do t’i hapeshin negociatat 100% brenda vitit.
Por qëndrimit të kryeministrit i është përgjigjur ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, nën titullin “çështje që kryeministri duhet ti sqarojë me veten si fillim”, Manjani, ndër të tjera, pyet: Si u hapkan negociatat duke mbyllur gojën, kur vendi zien në krim e drogë?!
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Çështje që Kryeministri duhet ti sqarojë me veten si fillim.
Kryeministri, me rastin e marrjes së përsëritur të vendimit pa vlerë të hapjes së negociatave shpalosi edhe njëherë përmbledhtas kontradiktat me të cilat Ai bën politikë.
- Shqipëria ka bërë progres në reforma, pavarësisht faktit (jo atë që thotë kritika) se vendi është pa Gjykata.
Cila reformë na paska dhënë kaq sukses?! Koncensionet apo pastrimi i parave në ndërtime masive?! Cili nga të mbrojturit prej Tij u hetua, gjykua dhe dënua?! (Flas për ato që ja kërkon prej kohësh perëndimi). - Lulzim Basha duhet duhet të heqë dorë nga protestat, të marrë pjesë në zgjedhje, por zgjedhjet nuk shtyhen e madje as komisionerët e PD e LSI nuk pranohen.
Për çfarë e do dialogun atëhere?! Të protestosh për demokraci, të bën anti-shqipëri?! Të plotësosh detyrimet ligjore për të dërguar komisionerë, quhet herezi?!
Po Ai bëri grevë urie në 2009, kur pritej liberalizimi i vizave, e vetmja gjë që po i shijojmë BE-së…
Si u hapkan negociatat duke mbyllur gojën, kur vendi zien në krim e drogë?!
- Kushtetuta nuk e lejon të shtyjë zgjedhjet, por kur Presidenti thotë se është gati Ai thotë:Jo s’du!
Pra kush nuk lejon gjetjen e zgjidhjes politike, Ai apo Kushtetuta?!
Ç’e pengon Kryeministrin të ndjekë modelin Kurz, Tzipras, apo edhe Gruevski e Vuçiç?!
- Protestat e opozitës nuk janë të popullit. Kjo është teoria më gjigande e Ti.
Duhet ta ndajë njëherë e mirë dilemën: opozita është pjesë e popullit apo gjithë ai popull që proteston pa u lodhur është një opozitë e madhe!
Reklamë më të madhe për një opozitë sesa kjo që bën Kryeministri nuk ka!
Si ka mundësi që e mendon “të shkrirë” këtë opozitë që,megjithse “nuk është popull” arrin ta shqetësojë Kryeministrin, i cili popullin e di platformë dixhitale e Shqipërisë që do…!
- Kryeministri mendon se i meriton negociatat (a thua se i ka për shtëpinë e vet), por Europa politike nuk është dakort.
Po kë përpiqet të bindë ky, nëse nuk bind Europën politike?! Është Kryeministër apo fondacion ky njeri?!
Nëse me Reformat (në fakt anti reformat) e Hahn e Mogherinit nuk bindin dot Europën Politike, kujt i ankohen këta të gjithë?!
Çfaj ka Shqipëria, përfshi dhe opozitën, e cila i dha mbështje me deri në irracionalitet çdo pisllëku që u shit si reformë?!
Çfaj ka Shqipëria, që ndërkombëtarisht u detyrua të gëlltisë edhe njëherë turpin e të ecurit në rrugë të pashkelura, kur shpikjet u qujtën reforma unike nga Lu e Vllahutin?!
Hapini pra ato negociata,pse s’bëni?! Shqipëria bëri ç’i thatë ju.
- Më në fund, na janë hapur prap negociatat që na u hapen vitin që shkoi?!
A na u hapën, u hapën e na u mbyllën apo nuk na janë hapur ende?!
E këshilloj ta ndajë mendjen se i ka rënë llogjika e komunikimit publik përtokë.
Qesharak komplet!