Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka reaguar lidhur me kandidimin e Najada Çomos në Partinë Socialiste, ku shprehet s’e është mjaft i gëzuar për angazhimin e saj në politikë, por edhe mjek dhe militant nuk shkon, sepse mjeku militant betohet tek autokrati, jo tek Hipokrati, kështu shkruan Manjani.
“Jam sinqerisht i gëzuar që mjekja e infektivit do të jetë në listë për deputete të partisë së saj.
Me këtë rast lutem që të gjithë ato mjekë, militantë si puna e zonjës, ti heqin bluzat e të shkojnë tek partia që duan.
Edhe mjek edhe militant nuk shkon.
Militanti e ka të pamundur të mjekojë atë pa parti. Atë të partisë tjetër sdo ta shohë me sy, jo më ta mjekojë.
Mjeku militant betohet tek autokrati, jo tek Hipokrati.
Ndaj lutem që të shkojnë nëpër parti dhe të shpëtojë mjeksia nga militantët”.