Manjani: Rezoluta e PS s’ka asnjë vlerë ligjore, Lexojeni Kushtetutë e Shqipërisë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkruan në “Facebook” se nuk ka asnjë vlerë ligjore rezoluta e miratuar sot në Kuvend për zgjidhjen e ngërçit në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Manjani, parlamenti ka miratuar plot rezoluta ndër vite, por të gjitha janë të natyrës deklarative jo normuese, as urdhëruese.

“Rezoluta nuk ka asnjë vlerë ligjore! Asnjë, po asnjë fare! Lexojeni Kushtetutën e Republikës dhe nuk do ta gjeni askund fjalën Rezolutë, jo më si normë me fuqi detyruese. Rezoluta parlamenti ynë ka miratuar plot në vite, por të gjitha janë të natyrës deklarative jo normuese, as urdhëruese.

Ajo që mbetet janë vendimet zyrtare të Parlamentit për emërimin e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dy dekretet e Presidentit për të emëruar anëtarët e tjerë dhe, ceremonia zyrtare e betimit të atyre që janë emëruar. Të tjerat janë barcoleta me ose të pa noterizuara”, shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad