Manjani: Shihni si RamBalla e AliBasha po tallen me votën e emigrantëve

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Ndjesë për cinizmin, por nuk mund të mos më vijë mirë kur shoh se si “dashnorët” e votimit të emigrantëve tallen paq me ta.

Jo për gjë për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë na nxjerrin sytë në FB kur ua themi troç se jeni viktimë e propagandës.

Shihni se si RamBalla e AliBasha tallen me ta, duke i margjinalizuar në një zonë elektorale. Duke i konsideruar si kuotat e grave, në fakt edhe më keq.

Shqiptarët jashtë Shqipërisë RamBalla e AliBasha i trajtojnë sa minoritetet në Shqipëri.

Zotin ua lujanë! (Edhe njëherë ndjesë për cinizmin)

Sa më takon, nuk jam për organizim votimi askund tjetër, përveç se qendrave të votimit në Shqipëri. Këtë mendim kam patur dhe veç më përforcohet me kalimin e kohës.

Këtu më qendër votimi, e mbikëqyrur nga disa palë sy dhe prapë nuk i pranojmë zgjedhjet, jo më votim jashtë shteti… pu pu pu pu. Dhe në këtë pikë nuk krahasohemi dot me asnjë vend tjetër. As me Kosovën.

Zjarr Tv Ad