Manjani shpërthen dhe nuk lë gjë pa thënë lidhur me qëndrimin e Edi Ramës, për shpalljen “non-grata” të Berishës…

0
4857
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas qëndrimit që Kryeministri Rama mbajti ditën e djeshme, për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës nga DASH.

Manjani shkruan se refuzimi i vizës amerikane, nuk ka lidhje fare më kulturën e pandëshkueshmërisë në vendin tonë, sikurse u shpreh Kryeministri Rama.

“Të gjitha i marr vesh, po se ç’lidhje ka rrefuzimi i vizës amerikane me kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, s’e kuptoj hiç! Po fare, fare! Sa më shumë thuhet ky budallëk, aq më shumë hi hidhet në sytë e njerëzve që të mos shohin “të pandëshkueshmit” pushtetarë që nuk lënë gjë pa i bërë këtij vendi, me apo pa ligj.

Dmth cikli (a)llogjik post hi në sy është ky: Pushteti vjedh. Saliu ka faj. Amerika i heq vizën. Pandëshkueshmëria iku. Populli e ha këtë dhe voton pushtetin/hajdutin…

Jo keq, me thënë të drejtën!

Absolutisht e meritojmë këtë qeveri!”, – shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad