Manjani shpërthen keq ndaj Edi Ramës: Duhet të japësh llogari jo të kërkosh/ Përse nuk i ke rritur pagat? Dy gjëra janë, ose flet përçart, ose…

0
490
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shpreh indinjimin e tij ndaj Kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit kërkon llogari, nuk jep llogari. Sipas Manjanit, Rama flet për pagat, po ku ishte ky që nuk i rriti pagat, përse i lë njerëzit me rroga të ulëta, e përse nuk e bën tani, kështu shkruan Ylli Manjani.

Fjala vjen, Kryeministri i 7.5 viteve, ende në detyrë madje, nuk mund t’u thotë njerëzve “do u rrisë rrogën”. Normalja e do që të japë llogari përse nuk e ka rritur deri më sot?! Përse nuk e bëri, kur e paska në dorë Ai punën e rrogave?! Përse i lë njerëzit me rroga të ulëta?! Fundja përse nuk e bën tani, sot madje?! Dy gjëra janë: ose flet përçart ose vijon të tregojë “burrninë” duke ja futur pordhës, siç ka bërë deri më sot, #llogaridhënieJOmashtrime”.

Zjarr Tv Ad