Manjani shpjegon me shifra: Tetë mandate janë të vjedhura me sistem/ Ja si u shpërblyen me 11 mandate 30 000 votat e PS-së…

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një analizë shifrash të votave që u përkthyen në mandate deputetësh për subjektet zgjedhore, zbulon 8 mandate deputetësh që sipas tij, janë “vjedhur me sistem”. Sipas Manjanit, është sistemi zgjedhor, “i vjedhur brutalisht pa konsensus nga pushteti, mjeti i hajnisë së mandateve”.

“30 000 votat e PS, si diferencë me Opozitën u shpërblyen me 11 mandate, kur me vota justifikon vetëm 3 të tilla. Atëhere 8 mandate janë të vjedhura me sistem. Janë si ajo pasuria e pajustifikuar me të ardhura që i kap vettingu. Qartësisht këto mandate i përkasin votave të LSI, dhe PD”, shpjegon Manjani në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Manjanit

Pra që të kuptohemi edhe me shifra.

730 000 votat e opozitës (622 000 të PD dhe 107 000 të LSI) prodhuan në total 63 mandate. Kurse 760 000 votat e PS prodhuan 74 mandate. Pra për 30 000 vota diferencë (të cilat blihet pa problem nga pushteti) ndërmjet PS dhe Opozitës që duhet të ishin 3 mandate, aq sa mori PSD.

Por 30 000 votat e PS, si diferencë me Opozitën u shpërblyen me 11 mandate, kur me vota justifikon vetëm 3 të tilla. Atëhere 8 mandate janë të vjedhura me sistem. Janë si ajo pasuria e pajustifikuar me të ardhura që i kap vettingu. Qartësisht këto mandate i përkasin votave të LSI, dhe PD. Dakord që opozita gaboi taktikisht që nuk u fut në listë të përbashkët. Më së shumti kjo përgjegjësi i takon LSI, e cila refuzoi FATALISHT pjesmarrjen në listën e përbashkët!!! Por sistemi zgjedhor, i vjedhur brutalisht pa konsensus nga pushteti, është mjeti i hajnisë së mandateve.

Zjarr Tv Ad