Manjani tallet me Bashën: Është Edi Rama kryeministër, jo Edi Paloka, o deputet

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë ironizon vendimet e marra nga Këshilli Kombëtar i të shkarkuarit Lulzim Basha. 

Një prej këtyre vendimeve që nuk ka fuqi statutore dhe ligjore është edhe ai i shkarkimit të kryetarit të KK, Edi Paloka.

Manjani i kujton deputetit Basha se kryeministër është Edi Rama dhe jo Edi Paloka, duke shtuar se ish-kryetari i PD ka shkarkuar njeriun e gabuar.

Gjithashtu, Manjani ironizon edhe numrat e të pranishmëve në mbledhje për kuorum, duke e quajtur Bashën njëshin e aritmetikës dhe votimit. Kjo pasi nga 100 pjesëmarrës në mbledhje, u numëruan 257 vota në kuti.

Postimi
Është Edi Rama, jo Edi Paloka kryeministri o detputeeeeeet…!
Shkarko Ramën po ta mbajti, se Paloka shkarkoi veten që dje në Kuvendin Kombëtar!
Kot u mundove të shkarkosh të shkarkuarin. Shkarko të ngarkuarin po munde…
Qesharak komplet…

100 pjesmarrës në mbledhje (jo të gjithë anëtarë)=257 vota pro në kuti
Njishi i artimetikës. Njishi i votimit.. Lereni ligjin e dekriminalizimit more po vini kriter për deputetë tabelën e shumëzimit…

Zjarr Tv Ad