Manjani thirrje politikës: Tërhiquni nga llogoret e 30 qershorit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për tolerancë. Përmes një statusi në “Facebook”, thekson se pala që duhet të investojë më shumë për të arritur këtë fazë është qeveria dhe kryeministri, Edi Rama.

Mes tjerash, Manjani thotë se palët duhet të tërhiqen nga llogoren e 30 qershorit dhe bien dakord për një datë tjetër, kur të gjithë shqiptarët të votojnë në paqe.

Postimi i Manjanit:

“Këto ditë janë mundësia më e madhe që kanë në dorë udhëheqësit e këtij vendi të tregojnë TOLERANCË. Në fakt kjo situatë tejkalohet më së pari me TOLERANCË. Qeveria, më konkretisht Edi Rama, e ka për detyrë të tregojë tolerancë. Është Kryeministër dhe si i tillë ka detyrë të mos përplasë popullin e tij, pavarësisht bindjeve politike. Opozita ka detyrë të dëshmojë tolerancë, pa qenë e nevojshme të heqë dorë nga beteja politike. Por më së pari paqja sociale është detyrë numër 1 e politikës.

Lutem e njëkohësisht kërkoj nga politika TOLERANCË! Le të mos e respektojnë njëri-tjetrin, por duke lëshuar nga pak kontribuojnë për paqe… Zgjidhje ka plot, por si fillim duhet tërheqje nga llogoret absurde të datës 30.Pse do mos e zhvendosim këtë datë një ditë tjetër ku të gjithë të shkojmë e të votojmë paqësisht?! Toleroni o njerëz, se nuk jemi në luftë me njëri-tjetrin!”-shkruan ai.

 

 

Zjarr Tv Ad