Manjani thirrje sistemit gjyqësor: Të gjithë ata gjyqtarë apo prokurorë që mendojnë se do kalojnë vettingun duke i shërbyer pushtetit dhe ambasadorëve shërbëtorë të tij po bëjnë gabimin e jetës!

0
339
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani/

Edhe një gjë që desha ta them:

Të gjithë ata gjyqtarë apo prokurorë që mendojnë se do kalojnë vettingun duke i shërbyer pushtetit dhe/ambasadorëve shërbërtorë të tij, E KANË GABIM.

Po bëjnë GABIMIN E JETËS.

Sepse vettingu do ti këpusë pikërisht për shkak të shërbimit që ofrojnë dhe me urdhër të atyre që u shërbejnë. Në këto gjëra vetëm burrni e besë nuk ka… Plus që “ndërhyrësit” janë të përkohshëm. Yuri Kim, fjala vjen e ka kry misionin e saj në këtë vend dhe thjesht po punon për vendin e ri të punës së saj… Asnjë garanci nuk i jep askujt as Ajo e askush tjetër.

Dhe ska se si t’u garantojë njeri punën, kur shiteni kaq kollaj. Nesër mund të shiteni të kundërshtari, prandaj këta të sotmit duan të sigurohen që më mirë t’u heqin vetë… Kjo është llogjika.

Deri më sot kemi dëgjuar plot raste “shërbëtorësh” që kanë kaluar KPK, por janë këputur në KPA…😉Por shumica janë këputur që në KPK, pavarësisht shërbimit ndaj pushtetarëve. Mos e harroni këtë gjë!

E vetmja mënyrë është qëndrimi me dinjitet. Kush nuk e kupton këtë gjë, nuk ka shpresë…

Zjarr Tv Ad