Ylli Manjani, ish-ministër Drejtësie, ka nxjerrë 11 rastet e dhunimit të Kushtetutës nga ai Kuvend që e konsideron sot si “parlamenti monist”. Për këto fakte, Manjanit i kanë shërbyer pikërisht dekretet e Presidentit Ilir Meta, që i kthenin sërish në Kuvend, ligjet e miratuara.
Manjani shkruan: “Dikush më shkruante cilat janë rastet e dhunimit të Kushtetutës nga Parlamenti monist. Bëra një kërkim në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës dhe dalin këto raste:
- Dekreti nr.11195, datë 31.05.2019 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 26/2019,“Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Burimi:
http://president.al/presidenti-meta-ka-dekretuar-kthimin-p…/
- Dekreti nr.11175, datë 19.04.2019 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 20/2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin.
Burimi:
http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/
- Dekret nr.11055, datë 15.01.2019 për “Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr.111/2018 “Për Kadastrën” dhe arsyet e kthimit të ligjit qe shoqërojnë Dekretin.
Burimi:
http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/
- Dekret nr. 11015, datë 20.12.2018 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” (Dividentin), me qëllim rishqyrtimin e nenit 9 dhe nenit 11 të këtij ligji dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin.
Burimi:
http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/
- Dekret nr. 11054, datë 14.01.2019, për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.110/2018 “Për noterinë”, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji” dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin.
Burimi:
http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/
- Dekret nr. 10997, datë13.12.2018 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”. Rishikimi dhe përmbushja e nevojave ekonomike të studentëve shfaqura nw protestave të tyre.
Burimi:
http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/
- Dekret nr.10908, datë 11.10.2018 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018, datë 20.09.2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”” dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin.
Burimi:
http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/
- Dekreti nr.10850, datë 30.07.2018, për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, me qëllim rishqyrtimin e nenit 6 të këtij ligji”. Lehtësimi fiskal i bizneseve të lojrave të fatit.
Burimi:
http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/
- Dekret nr.10849, datë 27.07.2018 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”. ” dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin.
Burimi:
http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/
Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018
- Dekret nr. 10656, dt 22.11.2017 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 98/2017 “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” dhe arsyet e kthimit që shoqërojnë Dekretin.
Burimi:
http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-r…/
- Dekret nr.11183, datë 06.05.2019 për “Rrëzimin e propozimit nr.4158/2 prot, datë 12.04.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti dhe vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas aktit të emërimit Dekretit të Presidentit të Republikës nr.9609, datë 26.05.2016.