Manjani zbulon dëshirën ‘e fshehtë’ të Presidentit Meta dhe i jep shuplakën e rëndë: Unë nuk di rrugë tjetër

0
3254
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar qëndrimet e fundit të Presidentit Meta.

Sipas Manjanit, Meta me qëndrimet dhe deklaratat e fundit, nuk ka konfirmuar gjë tjetër veçse tregon dëshirën e tij të plotë për të qenë në krye të shtetit monist.

Ish-ministri i bën thirrje popullit që të reflektojë dhe demokracinë ta kërkojë në shesh.

Postimi i Manjanit:

“Në të dy qëndrimet e Tij publike dje, Presidenti i Republikës konfirmoi atë kemi thënë prej kohësh: Ai është kryetar i shtetit monist.

Edhe kur foli për “pseudo-intelektualët” e “pseudo-ekspertët” (dukej sikur i thërriste me pseudonim), por edhe tek biseda me Çim Pekën e konfirmoi qartë, se është me dëshirën e tij të plotë në krye të shtetit MONIST.

Sa më takon ndjehem i keqardhur për këtë metamorfozë politike të Presidentit.

Por, Kushtetutën e Republikës nuk mund ta pranoj se e mbron PUSHTETOKRACIA MONISTE.

Kushtetuta nuk është Pushtetutë. E kam thënë herët këtë gjë.

E përsëris: beteja e shqiptarëve edhe pas 30 viteve mbetet me MONIZMIN.

Është momenti që shqiptarët duhet të ndajnë mendjen njëherë e mirë se ku e shohin veten.

Kush do monizmin ti bëjë like e temena të dy kodrave të Tiranës.

Kush do demokracinë duhet të jetë në sheshet e qyteteve.

Unë nuk di rrugë tjetër.”, shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad