Manovrat e Ramës kundër protestës: Nga rritja pa rritje e pagave deri te maska e Binos dhe çmimi i naftës

0
342
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është në panik nga protesta e nesërme.

Ai vetë nuk do jetë në zyrë, ndërkohë që poshtë saj do të protestohet nga opozita dhe shoqëria civile.

Por nga ana tjetër, po bën gjithçka për të manovruar kundër protestës.

Kështu, sot dy ministret e tij dolën për të deklaruar se qeveria ka vendosur të rrisë rrogat për mjekët, infermierët dhe mësuesit.

Edhe pse ministret shfaqeshin buzagaz për të dhënë ‘lajmin’ e madh, në fakt rritja nuk është rritje. Ajo është në nivelin e 6 përqindëve dhe nuk mund të quhet as indeksim i inflacionit që ka kapur nivele alarmante.

Sikur të mos mjaftonte kjo, zyrtaret e Ramës në Komitetin Teknik u shfaqën të alarmuara për situatën e koronavirusit në vend. Edhe pse nuk lajmëruan që do ketë masa shtesë, ato u shfaqën me maska në takim si për të përhapur panik te qytetarët se situata është dramatike. Silva Bino madje foli me maskë në gojë, ndërsa hipokrizia shtohet kur mendon se takimi erdhi fiks një ditë para protestës masive.

Nga ana tjetër, edhe bordi komunist i çmimeve të karburantit ishte mbledhur me urgjencë sot. Ashtu siç ishte paralajmëruar në median sociale, bordi tha se do ulen çmimet për karburantet.

Ndërkohë opozita paralajmëroi sot se protesta do jetë epike. Kreu i PD, Sali Berisha kërkoi që kryeministri Edi Rama të mendojë dorëheqjen e tij.

Zjarr Tv Ad