Maqedoni/ Debate për ndryshimin e Kushtetutës

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Zoran Zaev e ka mbështetur ndryshimin e emrit të vendit, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e po përpiqet të sigurojë “dritën jeshile” të propozimit të tij në debatin e planifikuar për sot.
Por, shefi i ekzekutivit nuk e ka shumicën e 120 deputetëve të Parlamentit, që nevojiten për aprovimin e amendamenteve. Kjo do të thotë se, atij i duhen edhe votat e deputetëve të partisë opozitare VMRO-DPMNE për të kaluar propozimin.
E njëjta gjë ndodhi edhe në muajin nëntor, kur filloi procesi i ndryshimit të emrit. Nëse Parlamenti e voton ndryshimin e emrit, Greqia ka premtuar se do të ndalë bllokimin e përpjekjeve të Shkupit për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Europian.
Por, ndërkohë, edhe nëse e merr pëlqimin e Maqedonisë, ai duhet të miratohet dhe nga Parlamenti grek.

Zjarr Tv Ad