Maqedoni/ Komesionet e çështjeve Kushtetuese, ligji për zbatimin e amendamentetve

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në rend të ditës, në seancën e Komisionit kuvendor në Maqedoni po diskutohet  për zbatimin e amendamenteve, ku dje u votuan katër propozime –amendamente për ndryshime kushtetuese.

Në seancën e djeshme nuk mori pjesë partia opozitare Maqedonase VMRO-DPMNE. Koordinatori i grupit kuvendor të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski njoftoi se, nuk do të marrin pjesë në fazat e ardhshme të procesit për ndryshime kushtetuese, që siç tha ai është farsë.

Dje debati u zhvilluar kryesisht rreth shtetësisë, përkatësisht neni 2 paragrafi i dytë ku parashihet shtetësia të jetë “maqedonase/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore”.

Nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët vijnë vëretje ku kërkuan që në pjesën e shtetësisë ku është prekur ‘maqedonase/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore”, të fshihet termi “maqedonase” dhe të shkruhet vetëm “shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore”.

Pas mbarimit të debatit në Komisionin kushtetuese, propozim-amendamentet duhet të shqyrtohen dhe të votohen në seancë plenare.

Kryetari i Kuvendi, Talat Xhaferi thotë, që kjo të caktohet pas festave të krishtlindjeve, diku nga 9 janari për të përfunduar në votim, nga mesi i janarit, përkatësisht më 15 janar.

Ndryshimet kushtetuese në fazën e tretë dhe përfundimtare miratohen me shumicën prej dy të tretave.

 

Zjarr Tv Ad