Maqedoni, ndryshimet kushtetuese kalojnë fazën e parë

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni parlamentar për çështjet kushtetuese në Maqedoni ka miratuar nisjen e procedurave për ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga marrëveshja me Greqinë. Gjatë seancës së komisionit, kryeministri Zaev ka përsëritur thirrjet për votimin e marrëveshjes, ndërsa opozita është shprehur sërish kundër saj.

Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë: “Ia vlen të mendohemi. Është shumë e lehtë të themi “jo”, por e dimë se një marrëveshje tjetër nuk është e mundur. As më e mirë e as më e keqe. Nëse jemi për ardhmërinë e brezave të tanishëm e të ardhshëm, ejani të bartim përgjegjësitë”.

Derisa pozita vazhdon ta mbajë pasigurinë deri të hënën, nga opozita thonë se në vend të ndryshimeve kushtetuese po përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Ata i kanë qujatur të turpshme këto ndryshime.

Parlamenti e ngarkon qeverinë që brenda një periudhe kohore prej 15 ditësh ta përgatisë tekstin e ndryshmeve kushtetuese. Seanca plenare për këtë pritet të mbahet të hënën.

Ligjvënësit opozitarë të VMRO-DPMNE-së thanë se nuk do ta votonin ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë. Në fazën e dytë, parlamenti duhet ta miratojë projektin e amendamenteve kushtetuese dhe për këtë kërkohet një shumicë prej 50 përqind plus 1, ose 61 vota të deputetëve. Pas debateve në seancë plenare kalohet në votim për çka nevojiten dy të tretat e votave nga 120 ligjvënsit sa ka parlamenti i Maqedonisë. Por, shumica parlamentare nuk i ka dy të tretat e nevojshme për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Së bashku me dy deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe dy deputetët tjerë të njërit krah të Lëvizjes Besa, të cilat nuk janë pjesë e qeverisë, llogariten 71 deputetë, ndërsa duhen edhe nëntë deputetë nga radhët e opozitës maqedonase për të arritur dy të tretat.

Sipas disa njoftimeve, përfshirë edhe vërejtjet e Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, VMRO-DPMNE-ja po ushtron trysni dhe kërcënime ndaj ligjvënësve të saj për të mos votuar ndryshimet kushtetuese. Opozita thotë se ndryshimi i emrit të Maqedonisë do të prekë edhe identitetin dhe gjuhën e popullit maqedonas.

Por pushteti siguron të kundërtën: se identiteti dhe gjuha maqedonase mbeten të paprekura ndërsa hapet rruga e integrimit të shpejtë në NATO dhe përparimi drejt Bashkimit Evropian.

Zjarr Tv Ad