Maqedoni/ U dënuan gabimisht, 1.2 mln euro kompensim për 6 persona

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e Maqedonisë do të paguajë 1.2 milionë euro kompensim për gjashtë persona të dënuar gabimisht me akuzën eterrorizmit. Stacioni televiziv lokal Sitel raporton se kompensimi përfshin 5,500 denarë ose 101,40 dollarë për çdo ditë që kanë kaluar në burg, plus kostot e gjykimit. Të gjashtë personat, së bashku me pesë të tjerë që janë në arrati, u dënuan në vitin 2011 për vendosjen e një mine në një rrugë lokale në 2003, ku u vranë dy ushtarë të NATO-s dhe një shtetas maqedonas. Dëshmitari kryesor i prokurorisë më vonë u zbulua se ishte torturuar nga policia. Të gjashtë të arrestuarit u liruan përkohësisht në vitin 2015. Prokuroria e shtetit vendosi të heqë dorë për rastin vitin e kaluar. Ndërsa  pesë personat e dënuar në mungesë nuk do të marrin kompensim.

Zjarr Tv Ad