Maqedoni/ Zaev: Paga mesatare më e mire se në Shqipëri

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Zoran Zaev, ka konfirmuar se paga mesatare në Maqedoni vitin që lamë pas ka qenë rreth 400 euro. Sipas tij, tendenca e rritjes ka për të vazhduar në mënyrë që deri në vitin 2021 të arrijë 500 euro. Në funksion të kësaj, shefi i qeverisë tha se do të rritet edhe paga minimale që aktualisht arrin pak më shumë se 200 euro. Ky objektiv, me masa përkatëse stimuluese, sipas tij, do të arrihet në partneritet me sektorin privat.

“Pjesë e caktuar e masave që presim të japin rezultate është edh trajnimi i njerëzve të rinj, garanci rinore kjo që dha rezultatet e para, por edhe masat në punësim. Nëse arrijmë të përgatisim një numër më të madh të fuqisë punëtore në Maqedoni besoj se do të intensifikojmë në një dinamikë më të madhe rritjen e pagave në Maqedoni. Nuk është e paarritshme që deri në fund të mandatit të arrijmë pagën mesatare prej 500 eurosh”.

Ndërkaq, sipas të dhënave të institucioneve financiare ndërkombëtare, paga mesatare neto e Maqedonisë, prej 390 eurosh, për vitin që lamë pas, ishte në fund të listës së shteteve evropiane, por para Shqipërisë, Kosovës e Moldavisë. Lista me pagat më të larta, kryesohet nga Zvicra, Islanda, Norvegjia, që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Danimarka, Luksemburgu e Suedia.

Zjarr Tv Ad