Maqedonia e Veriut në NATO, Kroacia i hap dritën jeshile

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me 116 vota pro dhe dy vota kundër, kuvendi i Kroacisë  i ka  dhënë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO.

“Urojmë Maqedoninë e Veriut”, ka thënë kryetari i Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviq, pas votimit ku ishin prezent edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski.

Pas Greqisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Bullgarisë, sot ishte Kroacia e cila ratifikoi Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO duke e çuar në pesë numrin e shteteve që kanë ratifikuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë.

Zjarr Tv Ad