Maqedonia e Veriut, qeveria flet shqip

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrat shqiptarë kanë nisur të përdorin zyrtarisht gjuhën shqipe, si në seancat parlamentare, por edhe mbledhjen e kabinetit.

I pari që foli atje në gjuhën e tij amtare ishte ministri i Diasporës, Edmond Ademi, e cili e ndau këtë ngjarje edhe me ndjekësit e tij në Facebook.

Qeveria maqedonase i ka nisur praktikisht procedurat për fillimin e zbatimit në praktikë të ligjit për përdorimin e gjuhëve, përkatësisht shqipes.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka theksuar se, përmes një hapi të tillë edhe në praktikë, bashkësive etnike iu mundësohet e drejta e përdorimit të gjuhës së tyre.

Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për fillimin e procedurës së zbatimit në praktikë të emrit të ri të shtetit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Në të gjitha institucionet e nivelit qendror, si në objektin e Qeverisë, të ministrive, Kuvendit, vendkalimet kufitare e organe të tjera, tabelat do të duhet të zëvendësohen me emrin e ri të shtetit, ndërsa një lëvizje e tillë do t’iu rekomandohet edhe institucioneve të pushtetit lokal.

Tabelat do të jenë edhe në gjuhën shqipe, ashtu siç është rregulluar me ligj.

 

Zjarr Tv Ad