Maqedonia nis javën tjetër negociata me BE-në/Po Shqipëria në çfarë pozicioni ndodhet?!

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështjet evropiane, Nikola Dimitrov, tha sot se vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë draftin e kuadrit të negociatave për Maqedoninë e Veriut më 8 shtator në Bruksel.

Drafti do të prezantohet nga presidenca gjermane, e cila pret që konferenca e parë ndërqeveritare të zhvillohet në dhjetor, sipas Dimitrovit, i cili citohet nga agjencia MIA.

Duket se vendet anëtarë të BE-së kanë vendosur që të hapin kapitujt me Maqedoninë, duke e lënë Shqipërinë sërish pas.

Përveç problemeve të zakonshme, kësaj here Edi Rama i shtoi Shqipërisë edhe një tjetër problem.

Ndryshimet e njëanshme kushtetuese të bëra nga Rama, duket se janë një tjetër arsye që BE të mos ketë një datë për mbledhjen e parë me Shqipërinë.

Zjarr Tv Ad