Maradona shpërthen në akuza ndaj mediave: Gënjeshtarë!

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diego Maradona ka mohuar i indinjuar spekulimet se ai vuan nga sëmundja e Alzheimer. Legjenda e Argjentinës ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në “Instagram” duke këmbëngulur se ai nuk do të “vdes” nga çrregullimi i trurit.

Sëmundja e Alzheimer-s i shkakton personit të prekur humbjen e kujtesës, duke e çuar drejt vdekjes.

Por Maradona thotë se të gjitha ato që janë thënë për shëndetin e tij janë gënjeshtra. 58-vjeçari ka folur pasi gazeta argjentinase “Cronica” ka publikuar një shkrim ku thuhet se ikona e Napolit ka probleme neurologjike.

“Ata gënjejnë, janë gënjeshtarë. Ata flasin për Alzheimer dhe ata nuk e dinë se çfarë do të thotë. Fjala Alzheimer është një fjalë e tmerrshme. Njerëzit me Alzheimer vdesin. Unë nuk po vdes. Këta duan të krijojnë konfuzion. Por gjithçka është një sajes dhe nuk bëj konfuzion”, tha Maradona.

Avokati i tij Matias Morla, i cili insistoi që Maradona të tërhiqej si trajneri i Dorados javën e kaluar për t’u përqëndruar në shëndetin e tij dhe t’i nënshtrohet operacionit në shpatull dhe në gjunjë, shtoi:

Diego Maradona nuk vuan nga Alzheimer-i. Nuk ka asgjë të vërtetë. Dëshiroj të theksoj se asnjë nga analizat mjekësore që ai ka kryer nuk tregon një gjë të tillë. 

“Në Meksikë, ku Maradona po drejtonte një ekip futbolli, klubi kreu kontrolle të ndryshme shëndetësore, disa me psikologë dhe psikiatër dhe të gjithë prodhuan rezultate të kënaqshme. Gjithçka që është raportuar është mashtrim”,-deklaroi Morla.

 

Zjarr Tv Ad