Margarita Xhepa sot feston ditëlindjen, gati të lërë spitalin

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja e mirënjohur e skenës dhe Teatrit shqiptar, Margarita Xhepa, pritet të dalë nga spitali.

Spitali privat Hygeia bën me dije se pas një ndërhyrje në këmbë, të realizuar me sukses nga mjeku ortoped Dr.Ergys Cami, tashmë e madhja Margarita Xhepa gëzon shëndet të plotë.

Kostot e operacionit të aktores së madhe i mbuloi Bashkia e Tiranës.

“Unë do të festoj largimin e dhimbjeve, që më kanë lodhur prej vitesh, suksesin e operacionit dhe të gjitha bashkë, do t’i mbledhim në festën e 85-vjetorit të lindjes, që nuk është larg”, tha aktorja disa javë më parë.

Në fakt, kjo mbretëreshë e teatrit dhe e filmit e meriton një festë ashtu siç i ka hije.

 

Zjarr Tv Ad