Mariah Carey arrin marrëveshjen me ish-menaxheren, e akuzoi për ngacmim seksual

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ylli i popit Mariah Carey ka arritur një marrëveshje me ish-menaxheren e saj, Stella Bulochnikov Stolper që e akuzoi për ngacmim seksual.

Sipas avokates së Stellës, çështja është mbyllur. Stella ishte menaxherja e këngëtares për 3 vite, deri në nëntor 2017.

Ajo e akuzoi yllin e popit se ka ecur nudo në prani të saj, duke krijuar një situatë të pakëndshme.

Fituesja 5 herë e çmimit Grammy u përball me padinë për ‘dëme të paspecifikuara’, por tani të dyja arritën një marrëveshje. Nuk dihet ende se për çfarë ka rënë dakord Mariah dhe Stella, nëse bëhet fjalë për pagesën e një shume të caktuar nga ana e këngëtares.

Zëdhënësja e këngëtares më parë është shprehur se akuzat janë të pabaza.

 

 

Zjarr Tv Ad