Marin Mema shfaqet mes protestuesve: Shqipëria bëhet më zemër për popullin dhe jo për flamurin e partive

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Marin Mema ka qenë i pranishëm në protestën e sotme para Kryeministrisë në Tiranë. Ai u bëri thirrje të rinjve që të bashkohen sa më shumë, pasi kështu mund të bëhet Shqipëria.

Mema u shpreh para protestuesve se kjo kauzë është në të mirë të popullit të thjeshtë dhe jo të partive politike.

“Shqipëria bëhet, bëhet për ne popullin dhe jo për flamurët e partive. Kush ka thënë që nuk bëhet Shqipëria? Shqipëria bëhet me zemër bëhet me shpirt për flamurin tonë jo për flamurin e partive. Të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend të jashtëzakonshëm. Ka njerëz që duan ta masakrojnë.

Sot është koha që të gjithë bashkë të bëjmë për vendin tonë për të ardhmen tonë për flamurin tone. Është koha që tu japim mundëisnë të rinjve që ta kene Europën këtu. Le ta kuptojnë këta se cafrë bëjmë ne të gjithë bashkë. Zemra e Shqipërisë janë shqiptarët e thjeshtë. Të gjithë bashkë do të bëjmë Shqipërinë”, u shpreh Marin Mema.

Zjarr Tv Ad