Mark Marku braktis për disa ditë fushatën/ Shihemi së shpejti miq…

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mark Marku, kandidat i PD-së në Qarkun e Lezhës, ka rezultuar pozitiv, gjë e cila i kushtëzon pjesëmarrjen për disa ditë në fushatën elektorale. Këtë lajm, e ka bërë të ditur vetë Marku, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thotë s’e gjendja e tij është e mire dhe ka rezultuar asimtomatikë, megjithatë vijon të jetë në kontakt të ngushtë me mjekët.

Mark Marku: Të dashur miq! Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me kovid. Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.

Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.

Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj. Shihemi së shpejti, mes miqsh.

Zjarr Tv Ad