Mark Marku i kërkon Bashës të hapë PD: Kemi 29 vite që nuk jemi më Parti e parë…

0
452
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ligjvënësi i ardhshëm demokrat Mark Marku, i sapodalë nga Zgjedhjet e 25 Prillit, kërkon që Partia Demokratike, të hapet dhe marrëdhëniet e PD-së me grupet e interesit dhe vetë shoqërinë, të ristrukturohen.

Në një status në rrjetet sociale, Marku tregohet i prerë teksa thotë se PD që prej vitit 1992, nuk është më forcë e parë edhe kur del fituese e zgjedhjeve.

“Më në fund PD duhet të përballet me faktin se qysh prej zgjedhjeve të marsit të vitit 1992, PD nuk është parti me numrin më të madh të votave, madje edhe kur është parti fituese e zgjedhjeve. Ky fakt i përmendur shpesh nga kundërshtari është anashkaluar vazhdimisht a thua se anashkalimi i saj e zgjidh vetë problemin.

Zgjidhja e këtij problem nënkupton jo vetëm një ide hapjeje, por edhe një ristrukturim të marrëdhënieve të PD-së me grupet e interesit, shoqërinë civile, botën akademike, mediet, pra me shoqërinë shqiptare në tërësi. Për shkak të ngurtësimit 30-vjeçar të këtyre marrëdhënieve në PD, mendohet gabimisht se nevoja e trupës politike të PD-së për pushte është edhe nevojë e shoqërisë shqiptare” shkruan Marku.

Zjarr Tv Ad