Mark Marku: Kemi video si janë blerë votat nga PS…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mrëmjen e djeshme, Mark Marku, ka paralajmëruar se do të dalin përgjime për blerjen e votës në Zgjedhjet e 25 Prillit. Marku tha se votat janë blerë me para në dorë, ndërsa ka pasur edhe keqtrajtim të komisionerëve dhe personave të administratës publike.

“Ka 3 deputetë të blerë të futur në parlament. Fakti është brenda. Na kërkoni neve faktet, i kemi të gjitha faktet. Ju mendoni se PSD mund të merrte 3 deputetë. 4 i ka marrë në kohën e Gjinushit dhe duke ia falur. Ajo është Parti e shitur, ia ka blerë Skënder Gjinushit. E dinë sa lekë, 400 deri në 1000 euro familja. Do dalin të gjitha të përgjuara dhe të faktuara.

Kemi video që ua kemi marrë policëve. Votat janë blerë me vende pune, janë blerë me para në dorë, nesër dalin videot. Ka keqtrajtim të komisionerëve, ka pushime nga puna të personave të administratës publike”, u shpreh Marku.

Zjarr Tv Ad