Mark Marku: Zgjedhjet nuk do të njihen dhe do ketë revoltë së shpejti…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, thotë se opozita nuk do të njohë Zgjedhjet e 25 Prillit, për shkak të manipulimeve të shumta.

Marku foli në “Opinion”, ku konfirmoi lajmet se edhe Lulzim Basha, do të mbajë të njëjtin qëndrim dhe se po mblidhen sa më shumë prova, për ta faktuar këtë akuzë.

Marku bëri edhe një deklaratë të forte, se do të ketë revolta në vend.

“Askush nuk do t’i lejojë më këta të vjedhin. Këta do të nxirren me forcë jashtë nga zyrat. Çfarë ndodh kur nuk u lejon njerëzve të votojnë? Ka revoltë dhe revoltë do të ketë. Kur? Shumë shpejt” – tha Marku.

Zjarr Tv Ad