Marku: Na vjen turp nga disa prokurorë! Jeni organ hetimi, jo market ku çdo gjë ka çmim

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeprokurorja Arta Marku bëri shigjetime të forta, gjatë analizës së punës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mesditën e sotme.

Marku tha se ka qenë një vit shumë i ngarkuar, por pavarësisht kësaj disa prokurorë kanë treguar se dinë të punojnë në kushtet e një presion jo të vogël.

“Por disa prokurë të tjerë nga radhët tuaja, na kanë bërë që të na vijë turp që jemi prokurorë. E kanë keqpërdorur funksionin e ndjekjes penale, duke nxjerrë informacion, dokumentacion pa dashur t’ia dinë për rruajtje të sekretit hetimor apo për parimet bazë mbi të cilat duhet të ushtrojnë funksionin”, u shpreh Marku.

Sipas saj, disa prokurorë kanë harruar të bëjnë detyrën dhe nuk kanë kryer hetime aty duhet të kryheshin.

Kryeprokurorja tha se ka disa nga temat kanë trazuar politikën në vend, madje kushdo i njeh edhe me numra, të cilat kërkojnë hetim të thelluar.

“Secili e di që janë mbajtur në sirtar për t’u përdorur për interesa të caktuara, por detyra është juaj është hetimi dhe zbardhja, këtë duhet ta bëni me çdo kusht. Ky është një organ hetimi dhe jo supermarket që çdo gjë ka çmim. Prokuroria për Krimet e Rënda ka qenë më cilësore ka ardhur në rënie për shkak të ndërthurjes së punës me interesa personale. Ju kërkoj të fokusoheni te puna, hetoni çështjet që kanë trazuar jetën politike, hetimi të jetë objektiv, mbani larg mediat, gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, sikur po i trajtoni ju”, deklaroi Arta Marku.

 

Zjarr Tv Ad