Marrëdhënie seksuale me Gjicin në zyrë, flet vajza: Kemi raportin intim prej kohësh, video e publikuar…

0
740
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka folur vajza që shfaqej në video-skandalin, ku shihej teksa kryente marrëdhënie seksuale me kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Vajza e përfshirë në këtë skandal është Alma.K., e cila për gazetarin Edison Vatnikaj për “Ora news”, ka treguar se me Gjicin ka pasur një raportin intim prej kohësh.

Ajo ka hedhur poshtë akzuat se gjithçka ka qenë e stisur nga ajo për të shantazhar Gjicin, teksa ka lënë të nënkuptohet se video është publikuar nga një person i tretë.

E pyetur nëse ka dhënë dëshminë e saj në SPAK, vajza ka thënë se ka pajtuar një juristë e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të videos erotike, e filmuar teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e Bashkisë Kukës. Ai tha se filmimi është një kurth i ngritur nga kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e 14 majit.

Safet Gjici, i cili vetëm pak javë më parë fitoi mandatin e dytë si kryebashkiak i Kukësit, thotë se me vajzën në fjalë, ka një marrëdhënie intime prej disa kohësh.

Zjarr Tv Ad