Marrëdhëniet Meta-Kim? Kryemadhi: Dashuria pas sherrit është edhe më e fortë!

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja opozitare Monika Kryemadhit thotë se ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka thënë asaj se është “kundër amnistisë fiskale”, në një takim ku ishin edhe deputetët Jorida Tabaku dhe Damian Gjiknuri.

Duke folur për marrëdhënien e ambasadores së SHBA me bashkëshortin e saj, kryetarin e zgjedhur të PL-së, Ilir Meta, Kryemadhi nuk kurseu batutat, duke thënë se “dashuria pas sherrit është edhe më e fortë”.

“Biseda e tyre (Kim-Fevziu) për marrëdhëniet me Ilir Metën ishte si të ishin të dashurit e Veronës. Këta nuk duan t’ja dinë se edi Rama i prashit nga mëgjesi në darkë, merren se si është dashuria e Ilir Metës me ambasadoren amerikane. Dashuria pas sherrit është edhe më e fortë”, deklaroi Kryemadhi gjatë në një interviste në emisionin e gazetares Beti Njuma.

Zjarr Tv Ad