Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar për marrëveshjen e arritur sot mes grupeve parlamentare të PS e PD, për presidentin e ri. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji thotë se “nuk ka sulm më të madh ndaj demokracisë dhe tallje me publikun se ti thuash opozitës sill emra në 2 raundet e para që qeveria nuk dërgon asnjë emër dhe në raundin e 4 e zgjedh vetë Rama!”.
“Kjo është një kockë ndjellëse që të përçajë opozitën dhe të fragmentarizojë më shumë për shkak të emrave që duhet të propozohen për tu djegur!”, thekson Salianji.
Postimi i Ervin Salianji
Mediat kanë zbuluar sot se 660 milion euro nga fondet e rindërtimit janë përlarë nga familjarë të drejtuesve dhe deputetëve të rilindjes, Shqipëria vazhdon në listen gri te pastrimit të parave ne raportin e Moneyval!
Rendi përtokë, kokaina sheshit, kallashi kërcet në mes të ditës, ekonomia ka marrë tatēpjetën por asgje nuk thuhet për to sepse Rama ka kap një pjesë tē opozitës!
Nuk ka sulm më të madh ndaj demokracisë dhe tallje me publikun se ti thuash opozitës sill emra në 2 raundet e para që qeveria nuk dërgon asnjë emër dhe në raundin e 4 e zgjedh vetë Rama! Kjo është një kockë ndjellëse që të përçajë opozitën dhe të frangmentarizojë më shumë për shkak të emrave që duhet të propozohen për tu djegur!
Futja në këtë hulli pa marrë dakortësinë e shumicës së grupit, pa tagra përfaqësimi dhe me sjellje harbute tregon gjithçka përveçse të kesh interes Partinë Demokratike!
I rrënuari nga vota popullore po përpiqet ti bëjë dëmet e fundit Partisë Demokratike!