Marrëveshja e 5 qershorit, e dakordësuar mes PS dhe PD me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, do të miratohet në seancën e ditës së sotme (23 korrik). Diskutimi për këtë pikë ende nuk ka nisur. Megjithate PS tashme i ka 84 votat.
Përveç projektligjeve të caktuar në këto seanca do të miratohet edhe raporti i Komisionit Hetimor për Presidentin Ilir Meta. Gjithashtu per diskutim eshte dhe debati që ndalon muzikën dhe lokalet e nates dhe diskot.
Seanca
Seanca nisi me diskutime te ndryshme.Alimadhi ankohet se nuk ka ku parkon makinenDeputeti Adriatik Alimadhi ne foltoren e Kuvendit u ankua se nuk ka ku parkon makinën te Kuvendi dhe se policia e ka gjobitur.
Adriatik Alimadhi: Kemi marrë gjoba nga policia për mjetet tona te Kuvendi, të gjendet një mënyrë të rregullohet
Gramoz Ruçi: Të merremi në seanca për parkimet e makinave….Ulu. Nuk është për procedurë ku do të parkosh makinën ti
Adriatik Alimadhi: Nuk ulem!
Gramoz Ruçi: E ke marrë fjalën për procedurë dhe po abuzon Adriatik Alimadhi: Ju jeni perëndia Zoti.
Ndërkohe Halit Valteri ka shfrytezuar nje moment per te bere nje selfie me masken e tij ku shkruan: “I love Allah”
Ora 11: 20 Deputeti i opozitës Halit Valteri i kërkon kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi të ndërhyjë te kryeministri Edi Rama për të rishikuar aktin normativ që ndalon hapjen e diskove dhe lokaleve të natës.