Marrëveshja Kosovë-Serbi, Edi Rama falenderon Vuçiçin: Tregoi se rruga e parë e zgjidhjes është paqja

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, për arritjen e marrëveshjes me Kosovën, e cila hyri në fuqi dje dhe njerëzit e dy vendeve nuk kanë nevojë për dokumente kur kalojnë në kufi. Sipas tij, Vuçiç tregoi se rruga e parë e zgjidhjes është paqja.

“Dje mund të mos ishim fare këtu. Mund të ishte ditë ku mediat do ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh në kufirin Serbi-Kosovë dhe tregoi se cila është rruga dhe zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them se edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur.

Dje ia thashë një gazetare serbe se nuk duhet të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova e vendet e tjera duhet të ishin në Ballkanin e Hapur.

Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zgjidhje.

Ka dhënë sinjal të qartë për të gjithë që zgjedhja e parë është paqja, zgjidhja për njerëzit. Kjo nuk zgjidh atë që mbetet për tu zgjidhur e as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Zjarr Tv Ad